Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Kurti flet në telefon me presidentin e Kenias, e fton këtë shtet ta hap ambasadën në Prishtinë

nga Gentrita Xhemajli26 mars 2025
Kurti flet në telefon me presidentin e Kenias, e fton këtë shtet ta hap ambasadën në Prishtinë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur në telefon me William Ruto, pasi Kenia e ka njohur Kosovën.

Kurti ka thënë se i ka bërë ftesë Kenias që ta hap ambasadën e saj në Prishtinë.

Po ashtu, ai ka shkruar në “X”, se kanë ftuar njëri tjetrin në vizita zyrtare – si dhe kanë folur për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike.

“Sot është një ditë historike për Kosovën, pasi Kenia e ka njohur zyrtarisht republikën tonë. Pata kënaqësinë të flisja me Presidentin William Ruto pas këtij momenti historik. Ftuam njëri-tjetrin për vizita zyrtare dhe ramë dakord që hapi tjetër të jetë vendosja e marrëdhënieve diplomatike. Krenar dhe i nderuar nga kjo arritje, i bëra një ftesë Kenias për të hapur një ambasadë në Prishtinë. Dy vendet tona ndajnë një histori sakrificash të mëdha për liri dhe pavarësi. Pres me padurim thellimin dhe zgjerimin e bashkëpunimit tonë në kulturë, tregti dhe investime”, ka shkruar Kurti.

Today is a historic day for Kosova, as Kenya has officially recognized our republic. I had the pleasure of speaking with President William Ruto following this milestone. We invited each other for official visits and agreed that the next step should be establishing diplomatic…

— Albin Kurti (@albinkurti) March 26, 2025

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →