🇽🇰 Kosova
Kurti e Fidan diskutojnë mbi thellimin e raporteve Kosovë-Turqi
nga Venera Grabanica6 shtator 2024
Kryeministri Albin Kurti ka pritur sot në takim shefin e diplomacisë turke Hakan Fidan, me të cilin ka biseduar mbi raportet bilaterale Kosovë-Turqi dhe bashkëpunimin në fushën e ekonomisë, sigurisë, mbrojtjes dhe integrimeve euroatlantike.
Kurti i shprehu falënderim të veçantë ministrit Fidan për partneritetin në ngritjen e kapaciteteve të institucioneve të sigurisë dhe mbrojtjes, rolin kontribuues të Turqisë për paqe në Kosovë dhe rajon përmes misionit të NATO-s, KFOR dhe për mbështetjen e pakushtëzuar të saj në aplikimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.
Të dy u shprehën të përkushtuar në thellim të raporteve dhe partneritetit strategjik, thuhet në komunikatë.











