Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaFinanca
💰 Financa

Kurti dhe Murati sot në punëtorinë ndërkombëtare për menaxhimin e borxhit tatimor

nga Kaltrina Berila26 tetor 2022

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti bashkë me ministrin e Financave, Hekuran Murati do të marrin pjesë në ditën e dytë të punëtorisë ndërkombëtare, lidhur me përmirësimin e menaxhimit të borxhit tatimor.
Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit, punëtoria do të fillojë nga ora 9:00 dhe do të mbahet në njërin nga hotelet në Prishtinë.
Punëtorisë ndërkombëtare lidhur me përmirësimin e menaxhimit të borxhit tatimor organizohet për herë të parë në Kosovë nga CEF Qendra e Ekselencës Financiare, Slloveni, nё bashkëpunim me Fondin Monetar Ndërkombëtar, Administratën Tatimore tё Kosovës dhe Administratën Tatimore tё Holandës./21Media

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →