🇽🇰 Kosova
Kurti bisedë telefonike me Borrellin, flasin për situatën në veri
nga Kaltrina Berila29 maj 2023
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur me Shefin për Politikë të Jashtme të BE-së, Josep Borrell, në lidhje me situatën e fundit në vend, përfshirë situatën paszgjedhore në veri.
Kurti tha se në telefonatën në mesanatë që pati me Borrellin theksoi se “kryetarët e zgjedhur do të ofrojnë shërbime për të gjithë qytetarët”.
“Është e rëndësishme të intensifikohet dialogu për zbatimin e plotë të marrëveshjes bazë”, tha Kurti.
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, do t’i takojë kryetarët e komunave të veriut në orën 09:00.









