RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Kurti bën thirrje për aplikimin e qytetarëve për Çmimet e Vullnetarizimit

nga Venera Grabanica8 shtator 2024
Kurti bën thirrje për aplikimin e qytetarëve për Çmimet e Vullnetarizimit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se shumë qytetarë angazhohen vullnetarisht për ta avancuar shoqërinë. Albin Kurti në një postim në Facebook, ka ftuar të gjithë që bëjnë vullnetare të aplikojnë për Çmimet e Vullnetarizmit, e që afati është deri 30 shtator 2024.

“Shumë qytetarë angazhohen vullnetarisht për ta avancuar shoqërinë tonë. Këto kontribute e meritojnë të promovohen dhe falënderohen. Çmimet e Vullnetarizmit në Kosovë janë një hap në këtë drejtim. Ju bëj thirrje të gjithë juve qytetarë të nderuar që të nominoni të rinjtë, komunat, bizneset, përfaqësuesit e diasporës dhe figurat publike që janë angazhuar ose e kanë përkrahur vullnetarizmin në Kosovë”, ka theksuar Albin Kurti në një video-mesazh në Facebook.

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →