Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Kryeziu: Presidentja do të duhej ta dorëzonte lëndën në Kushtetuese për bllokadën në Kuvend

nga B G10 qershor 2025
Kryeziu: Presidentja do të duhej ta dorëzonte lëndën në Kushtetuese për bllokadën në Kuvend

Ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, vlerëson se presidentja Osmani tashmë do duhej ta dorëzonte lëndën në Gjykatë Kushtetuese sa i përket bllokadës në Kuvend pasi siç thotë për RTV21, ajo është e vetmja që ka legjitimitet dhe legalitet të plotë për ndërhyje në këtë situatë.

Sipas tij, presidentja duhet të jetë më aktive dhe se nuk ka pse e pret aktgjykimin ndaj kërkesës së AAK-së pasi siç thekson ajo është dorëzuar nga deputetët që nuk janë të konstituar.

“Kjo duhej ta dorëzonte( lëndën) sepse kërkesa e bërë nga AAK-ja është me defekte sepse këta deputetë s’janë deputetë por deputetë në tentativë ose të pakonstituar…s’kanë të drejtë e detyrë të marrin vendime. Presidentja duhet me qenë shumë aktive jo kështu ngadalë por shumë aktiv sepse kur e kemi hartuar kushtetutën presidentit i kemi lënë hapësirë edhe një vit se përafërsisht e kemi ditur se mund të ketë bllokada. Tash e vetmja me legjitimet dhe legalitet të plotë është presidentja dhe për këtë arsye duhet me ndërhy sepse e ka detyrë kushtetuese se kushtetuta e detyron është obligative ndaj kushtetutës se është faktor i unitetit të popullit, duhet të përdorë mjete politike dhe juridike”, tha Kryeziu për RTV21.

Gjatë ditës, këshilltari i presidentes Osmani, Bekim Kupina, tha për RTV21 se tashmë ekipi ligjor i presidentes ka përgatitur një draft të lëndës që do të mund të adresohej në Kushtetuese rreth bllokadës në Kuvend por që po e presin vendimin e gjykatës ndaj kërkesës së AAK-së rreth procedurave në seancën konstituive të Kuvendit/RTV21/21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →