🇽🇰 Kosova
Krasniqi: Raporti për mandatin e deputetëve duhet të sjellet në Kuvend për votim
nga Venera Grabanica19 prill 2025
Para fillimit të seancës konstituive, Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, tha se një përfaqësues i partisë që udhëheq ai është duke marrë pjesë në takimin konsultativ të ftuar nga Avni Dehari i Vetëvendosjes – i cili si deputeti më i vjetër po e udhëheq seancën konstituive që nisi fillimisht të martën.
Por, Krasniqi tha se PDK-ja nuk ndërron qëndrim lidhur me kërkesën që kabineti qeveritar i udhëhequr nga Albin Kurti të japë dorëheqje, pasi nuk pranon si dorëheqje atë letër që Vetëvendosja ka dorëzuar.
Ai e quajti “bllokadë të panevojshme” atë që po ndodh në Kuvendin e Kosovës.











