Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Krasniqi: Kryeministër, çu shkojmë në veri priju njerëzve!

nga Venera Grabanica4 qershor 2023
Krasniqi: Kryeministër, çu shkojmë në veri priju njerëzve!

Kryetari i Partisë Demokartike të Kosovës, Memli Krasniqi i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti duke thënë se ende nuk i ka vizituar kryetarët e rinj të komunave në veri.

“Kryeministër, çu shkojmë në veri. Priju njerëzve!”, ka shkruar Krasniqi në Facebook ku ka publikuar një video të fjalimit të tij gjatë seancës së Kuvendit për situatën në veri të vendit që u mbajt të premtën.

Gjatë fjalimit Krasniqi ka thënë se është e padrejtë të rrezikohet jeta e kryetarëve të komunave nëse Kurti nuk është gati ta bëjë vet një gjë të tillë.

“Kryeministër, leji fjalët e çu shkojmë në veri. Lej, mos u lidh mbas Izmirit, Ilirit, Lulzimit e Erdenin. Hajde qu skojmë në veri. Kryeministër je, priju njerzëve. Pse po i shtin ata me zor atje me rreziku jetën e vet. Hajde ti rrezikoje i pari e unë pas teje i dyti”, ka thënë Krasniqi./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →