Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Krasniqi: Kurti kurrë më s’do të bëhet kryeministër

nga Venera Grabanica1 nëntor 2023
Krasniqi: Kurti kurrë më s’do të bëhet kryeministër

(Lajm i përditësuar)

Krasniqi: Është e papritur për shumicën e qytetarëve të Kosovës me pa Kurtin duke e mbrojtur Asociacionin

Kryetari i PDK-së Memli Krasniqi në ”Click” të RTV21 tha se me pranimin e marrëveshjes në Bruksel e pastaj në Oher Kurti e ka pranuar nje rrugëtim të ri për Kosoven.

”Eshte me siguri e papritur për shumicën e qytetarëve të Kosovës me pa kryeminsitrin duke e mbrojtur Asociacionin, por gjithcka është e mundshme”, tha Krasniqi.

Ai tutje shtoi se Kurti ka hequr dorë nga kërkesa për njohjen reciproke.

”Me pranimin e marrëveshjes në Bruksel e pastaj në Oher Kurti e ka pranaur një rrugëtim të ri për Kosovën, une nuk jam i sigurt që ky rrugëtim është i duhur mendoj që ai e ka kthy gabimisht rrugën e Kosovës, në një rrugëtim me shumë të panjohura, ai ka hequr dorë nga kërkesa themelore për njohjen reciproke”, tha Krasniqi.


Krasniqi: Kurti e dinë se në Kosovë s’ka më shumë se 1.5 milion banorë

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi në ”Click” të RTV21 ka komentuar edhe fillimin e procesit të regjistrimit të popullsisë.

Krasniqi ka thënë se ky proces ka filluar me vonesë e arsyeja kryesore sipas tij,  është se Kryeministri Albin Kurti po heziton të përballet me të vërtetën sepse ”gjatë mandatit të tij kanë ikur mbi 200.000 qytetarë”.

“Kurti e dinë që Kosova po shpopullohet e dinë se këtu kanë mbet 1.500.000 banorë numër ky që mund të svogëlohet, Kurti i dinë të gjitha këto. Ai po heziton të bllafaqhet me një të vërtetë të madhe se gjatë qeverisjes së tij janë larguat mbi 200.000 qytetarë”, tha Krasniqi.

Krasniqi: Kurti kurrë më s’do të bëhet kryeministër

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka ftuar Kryeminsitrin, Albin Kurtin të shkojnë në zgjedhje, duke shtuar se ai nuk është i gatshëm për zgjedhje.

Krasniqi deklaroi se ”Në ditën që të shpallen zgjedhjet Kurti kurrë më s’do jetë kryeminsitër”, tha Krasniqi.

Sipas Krasniqit, Kurti nuk është i gatshëm për zgjedhje, teksa e ripërsëriti kërkesën e tij për kryeministrin ”nëse beson që ka vota, bujrum”.


Krasniqi kritikon punën e ministrave të Kurtit: Nuk janë praktikantë, janë të paftë

Kryetari i Partisë Demokarike të Kosovës, Memli Krasniqi në emisionin ”Click” të RTV21 ka kritikuar punën e ministrave në Qeverinë Kurti duke thënë se nuk mund t’i quaj praktikantë pasi që ata janë të pafatë.

” E para kanë mungesë të vizionit për ekonominë e vendit tonë, e dyta nuk kanë asnjë projekt të rëndësishëm i cili do ishte shpenzus i madh i buxhetit dhe ndikues i zhvilimit, dhe e treta janë të pafatë, i kanë quajtur në fillim praktikantë unë kam qenë i rezervum me ju thonë prkatikantë çdo herë për një arsye të thjeshtë sepse praktikantëve u jep mundësi 6 muaj ose një vit për tu mësuar për punë,kta janë të njëjtit  sikur në fillimet e veta edhe pas 2 vite e gjysëm e tri, kta janë pafatë jo praktinkatë”, tha Krasniqi.


Krasniqi: PDK-ja nuk e voton projektligjin për buxhetin e vitit 2024

Partia Demokratike e Kosovës thotë se nuk do ta votojë Projektligjin për buxhetin e vitit 2024, kjo u bë e ditur nga Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi në ”Click” të RTV21.

”E para e punës ne nuk do të votojmë në Kuvend e Kosovës asgjë që sjellë kjo Qeveri. Ne nuk do ta votojmë këtë buxhet”, tha Krasniqi.

Nuk e kam parë ende sepse ende nuk është shpërndarë.


“Kryeshefi militant rrezikon minatorët”, Memli Krasniqi po “habitet” me qetësinë e Kurtit

”Vërtetë nuk kemi dashur që ta politizojmë as grevën e minatorëve, por është e trishtë t’i shohim të ngujuar në horizontete 800 metra nën tokë mitnatorët e Kosovës e të na sillen në kokë pamjet e para më shumë se 30 vjete, nuk do duhej me ardh deri këtu pavarisht kërkesave”, tha Krasniqi.

Ai tutje tha se i ka bërë kërkesë Kurtit që t’i takojë minatorët dhe t’i respektojë.

”Kurtit i kam bërë kërkesë që t’i takojë e t’i respektoj e t’i degjojë sepse nuk është a arsyshme që qindra minatorë të rezikohen sot për shkak të një militanti partiak”, tha Krasniqi.


Krasniqi: Kjo qeveri nuk ka rritur pagat për askënd

Kryetari i PDK-së Memli Krasniqi në ”Click” të RTV21 tha se Qeveria Kurti nuk ka rritur pagat për askënd, teksa shtoi se pagat e policëve janë të njëjta që nga qeverisja e PDK-së.

”Realisht nuk arritën që t’i rritin pagat për askënd, me ndonjë përjashtim siç ishte te mjekët në kategori të caktuara,  por që i zvgëlojë pagat te profesorët universitar në kategori të caktuara”, tha Krasniqi.


Krasniqi: Ne u kemi rrit pagat, sot Policia nuk kanë as uniforma

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi në ”Click” të RTV21 duke folur për kushtet e Policisë së Kosovës tha se Qeveria duhet të reflektojë pasi që do ketë grevë pas greve, teksa shtoi se në kohën kurr PDK-ja ishte në pushtet Policisë ua ka rritur pagat përmbi 100%.

”Ne jemi që 4 vite në opozitë, ne ua kemi rritur pagat përmi  100% kanë qenë shumë të vogla”, tha ndër tjera Krasniqi.

Ai tutje shtoi se Qeveria duhet t’i marrë seriozisht kërkesat e çdo kategorie që janë para nje krize sociale dhe ekonomike.

”Sot është koha që kjo Qeveri këto institucione t’i marrin seriozisht policët, por jo vetem policët, por t’i marrin seriozisht të gjitha kategorit që janë para nje krize sociale dhe ekonomike”, tha Krasniqi.


Krasniqi: Njësia Speciale i ka dhanë Kosovës një fitore të rëndësishme kundër terrorizimit

Kryetari i partisë Demokartike të Kosovës (PDK)-së, Memli Krasniqi i ftuar në emisionin ”Click” të RTV21 tha se protesta e Njesësisë Sepciale ishte e dhimbshme.

”E kam parë me dhembshuri para të gjitha sepse ka qenë fotografia që nuk kisha dashur ta shohim kurr aq më shumë kurr vetëm disa javë pas zhvillimeve në veri të vendit ku pikërisht njësia speciale e intervenuese ishin heronjë të linjës së parë”, tha Krasniqi ndër tjera, teksa shtoi se Njësia Speciale i ka dhanë Kosovës një fitore të një beteje të rëndësishme kundër terrorizimit dhe sulmit agresiv ndaj Kosovës.

Krasniqi tutje shtoi se ne çdo situate ne veri ka një garë kush po bën fotografi me policë.

”Kemi fjalë e gojën plotë në mbështetje të Policisë, në çdo situate në veri ka një garë kush po bën fotografi me polic kush po i poston e po thurr lavde, nuk i duhen atyre lavde më shumë sesa që i kanë marrë pre popullit te vetë, ata duhet të kenë kushte”, tha Krasniqi.

Krasniqi ndër tjera shtoi se “Nuk është në rregull që të kemi njësi elite të nivelit botëror e të paguhen me 600 ose 650 euro”./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →