Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Krasniqi dhe Rohde diskutojnë për tejkalimin e bllokadës politike

nga Kaltrina Berila8 korrik 2025
Krasniqi dhe Rohde diskutojnë për tejkalimin e bllokadës politike

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka pritur ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, të cilët kanë diskutuar për zhvillimet më të fundit politike.

Krasniqi ka shkruar në Facebook se gjatë këtij takimi kanë diskutuar edhe për qëndrimet e PDK-së dhe rrugën e domosdoshme përpara për tejkalimin e bllokadës politike, në përputhje me aktgjykimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese.

“E falënderova ambasadorin për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës dhe për zërin e tij të qartë në mbrojtje të demokracisë dhe funksionalitetit institucional”, ka shkruar ai.

Rohde dje ka takuar edhe kryeministrin në detyrë, Albin Kurti me të cilin ka diskutuar për tejkalimin e bllokadës politike në vend.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →