Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

KQZ: Po mbledhim të dhënat nga terreni, faqja ka probleme teknike

nga Venera Grabanica9 shkurt 2025
KQZ: Po mbledhim të dhënat nga terreni, faqja ka probleme teknike

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka thënë se platforma e saj online e rezultatetve të zgjedhjeve ka probleme teknike.

Për RTV21 këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

“Ju njoftoj se KQZ është duke mbledhur të dhënat pas numërimit të fletëvotimeve nga vendvotimet. Janë evidente probelemet teknike në platformë. Të dhënat janë duke u mbledhur nga terreni dhe më pas do të publikohen nga KQZ. Për shkak të interesimit të madh të qytetarëve për t’u qasur në platformën e rezultateve, është shkaktuar mbingarkesë në sistem.”, ka thënë ai.

Elezi tha se të gjitha ekipet e KQZ-së janë duke punuar në terren dhe duke dërguar të dhënat “të cilat po bëjmë përpjekje që t’i transmetojmë në kohë sa më të shpejtë”.

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →