Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

KQZ ndryshon vendimin, tërheqja e shortit bëhet më 7 dhjetor

nga Kaltrina Berila6 dhjetor 2025
KQZ ndryshon vendimin, tërheqja e shortit bëhet më 7 dhjetor

Të shtunën në mbrëmje, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) është mbledhur dhe ka ndryshuar datën për mbajtjen e tërheqjes së shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotimin e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 28 dhjetor 2025.

Sipas vendimit të ri të KQZ-së, tërheqja e shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotimin e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës, e paraparë të mbahet më 8 dhjetor, do të mbahet një ditë më herët, më 7 dhjetor.

Drejtori i sekretariatit të KQZ-së, Besnik Buzhala njoftoi për procesin.

“Ceremonia e tërheqjes së shortit do të mbahet të dielën, me fillim në ora 14:00 dhe për këtë janë ftuar përfaqësuesit e subjekteve politike”, tha Buzhala.

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →