Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

KQZ apelon qytetarët që të marrin me vete dokumentet e vlefshme për votim

nga Gentrita Xhemajli12 tetor 2025
KQZ apelon qytetarët që të marrin me vete dokumentet e vlefshme për votim

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë thirrje për të gjithë qytetarët me të drejtë vote që para se të shkoni në vendvotim, të kontrollojnë se ku e kanë vendvotimin.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, KQZ apelon qytetarët që të kenë kujdes që të marrin me vete një nga dokumentet e vlefshme: letërnjoftimin, pasaportën ose lejen e vozitjes

“Gati për të votuar? Para se të shkoni në vendvotim, kontrolloni ku votoni, https://qv.kqz-ks.org Shkruani datën e lindjes dhe numrin personal – menjëherë shfaqet qendra juaj e votimit! Mos harroni të merrni me vete një nga dokumentet e vlefshme: letërnjoftimin, pasaportën ose lejen e vozitjes”, thuhet në apel. /21Media

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →