Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaFutboll
Futboll

Kosova sot luan përballë Hungarisë

nga Kaltrina Berila26 mars 2024
Kosova sot luan përballë Hungarisë

Kosova sot do të luajë përballë Hungarisë në ndeshjen e dytë miqësore për muajin mars.

Takimi do të nisë nga ora 19:00, e që do të zhvillohet në Puskash Arena në Budapest.

Hungarezët cilësohen favorit ndaj “Dardanëve” të cilët e fituan ndeshjen e parë nën drejtimin e trajnerit të ri, Franco Foda, duke e mposhtur Armeninë me rezultat minimal 0-1.

Kosova, përpara ndeshjeve në Ligën e Kombeve që do të nisë shtator deri më tani e ka aranzhuar edhe një miqësore, atë përballë Norvegjisë që do të luhet më 5 qershor nga ora 19:00.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →