Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaSport
Sport

Kosova shënon tjetër sukses në Algjeri, Fazliu fiton medaljen e artë

nga Xh.D30 qershor 2022

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu ka arritur të fitojë medaljen e artë në Lojërat Mesdhetare Oran 2022.
Kosova ka korrur një tjetër sukses në edicionin e 19-të të Lojërave Mesdhetare që po mbahen në Oran të Algjerisë, duke e fituar medaljen e dytë të artë përmes xhudistet Laura Fazliu.
Në kuadër të kategorisë deri në 63 kilogramë, Fazliu e mposhti në finale xhudisten spanjolle Cristina Cabana Perez.
Lufta zgjati 6:16 minuta, ndërsa Fazliu e fitoi të artën me Wazaari.
Ndërkaq, deri te lufta për medalje të artë, Fazliu raundin e parë e kaloi pa luftë, kurse në çerekfinale e mposhti kroaten Iva Oberan.
Në gjysmëfinale, Fazliu mundi algjerianen, Amina Belkadi

ETIKETA:#Sport#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →