Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBiznes
💼 Biznes

Kosova përfiton mbi 90 milionë euro

nga Kaltrina Berila30 tetor 2020

Qeveria e Kosovës ka miratuar Projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes financiare për IPA 2020 ndërmjet Kosovës dhe BE-së.

Me këtë rast Kosova përfiton mbi 90.2 milionë euro.

Zëvendëskryeministri Driton Selmanaj ka thënë se me miratimin e këtij projektligji mund të mundësohen investime të konsiderueshme në arsim, energji e sektorë të tjerë.

Sot në mbledhje,  Qeveria e Kosovës ka miratuar edhe projektbuxhetin për vitin 2021. Projektbuxhetin e ka prezantuar Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, ku ka thënë se buxheti për vitin e ardhshëm do të jetë 2.4 miliardë euro. Sipas saj rritja ekonomike për vitin e ardhshëm do të jetë 5.2%. Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami sot në mbledhjen e Qeverisë ka paralajmëruar se ekonomia mund të tkurret për 6.7%, shkaku i pandemisë Covid-19. Në projeksionet e buxhetit për vitin e ardhshëm u përfshinë edhe disa projekte nga ministri i Ekonomisë, Blerim Kuqi. Ndërkaq, me kërkesë të ministrit të Infrastrukturës, Arban Abrashi në këtë buxhet u përfshi edhe ndërtimi i autostradës së Dukagjinit. Për dy këto kërkesa abstenoi ministrja e Financave, Hykmete Bajrami./21Media

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →