Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaFutboll
Futboll

Kosova përballet sot me Rumaninë për ta vazhduar ëndrrën evropiane

nga Kaltrina Berila12 shtator 2023
Kosova përballet sot me Rumaninë për ta vazhduar ëndrrën evropiane

Pas barazimit 2-2 më Zvicrën në “Fadil Vokrri”, rezultat që ringjalli shpresat për një kualifikim potencial në Kampionatin Evropianë “Euro 2024”, Kosova do ta zhvillojë sot ndeshjen e radhës në kuadër të këtyre kualifikimeve.

“Dardanët” sot do të jenë mysafir të Rumanisë në Bukuresht, kombëtare e cila renditet e dyta në grupin I më 9 pikë, dy më pak se Zvicra që është liderë e këtij grupi.

Nga ana tjetër, Kosova ka katër pikë në vendin e pestë, aq sa ka edhe Bjellorusia në vendin e katër, kurse Izraeli është i treti me tetë pikë.

Në rast të fitores, “Dradanët” e udhëhequr nga trajneri Primozh Gliha do të ngjitësin në kuotën e shtatë pikëve dhe do të futeshin direkt në garë të ngushë për vendin e dytë që siguron kualifikimin në “Euro 2024”

Ndeshja nis nga ora 20:45 në stadiumin “Arena Nacionale” në Bukuresht.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →