Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaFutboll
Futboll

​Kosova përballet me Sllovakinë në playoff-in e Botërorit 2026

nga Venera Grabanica20 nëntor 2025
​Kosova përballet me Sllovakinë në playoff-in e Botërorit 2026

Kombëtarja e Kosovës ka mësuar sot kundërshtarin e saj në Play-Off-in e kualifikimeve për Kupën e Botës 2026, duke shënuar një tjetër moment historik në futbollin kosovar.

Pas një cikli mbresëlënës kualifikues, ku Dardanët u renditën të dytët në Grup me 11 pikë – vetëm tre më pak se Zvicra – Kosova siguroi për herë të parë pjesëmarrjen në fazën e Play-Off-it.

Shorti ka vendosur që në ndeshjen gjysmëfinale Kosova të përballet me Sllovakinë, një duel që do të zhvillohet si mysafir.

Takimi gjysmëfinal do të zhvillohet më 26 mars, ndërsa finalja vendimtare për biletën e Botërorit është caktuar për 31 mars 2026.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →