Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBiznes
💼 Biznes

Kosova në janar importoi 412.44 GWh energji elektrike

nga Egzona Mehmeti25 mars 2022

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) sot publikoi statistikat e energjisë për muajin janar 2022, me ç’rast informoi se prodhimi bruto nga: termocentralet e energjisë elektrike ishte 525.43 GWh; hidrocentralet e energjisë elektrike ishte 4.35 GWh; dhe prodhimi bruto nga era dhe ajo solare e energjisë elektrike ishte 38.24 GWh.

 Energjia elektrike bruto, sipas ASK-së në dispozicion ishte 869.42 GWh, kurse konsumi i energjisë elektrike ishte 536.21 GWh, ose 4.52% më i madh sesa në muajin e njëjtë të vitit paraprak. Pjesëmarrja e energjisë elektrike alternative në kuadër të konsumit të përgjithshëm ishte 7.6%.
Ndërkaq, importi  i energjisë elektrike në janar 2022 ishte 412.44 GWh, kurse eksporti i energjisë elektrike ishte 111.04 GWh.
“Prodhimi i thëngjillit ishte 7.83 mijë ton, ose rreth 26.88% më shumë sesa në muajin i njëjtë të vitit paraprak.”, bëri të ditur ASK./21Media

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →