Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaFutboll
Futboll

Kosova e zhvillon stërvitjen e fundit para udhëtimit në Cyrih

nga Venera Grabanica27 mars 2022

Kombëtarja e Kosovës sot e ka zhvilluar sot stërvitjen e fundit para udhëtimit në Cyrih, ku të martën do ta zhvillojë miqësoren e radhës kundër Zvicrës
Edhe në stërvitjen e sotme futbollistët kanë stërvitur me përkushtim dhe me intensitet të plotë, teksa përzgjedhësi Alain Giresse ka punuar në disa aspekte tekniko-taktike, duke përfshirë edhe skema të ndryshme nga ndërprerjet.
Të gjithë futbollistët janë në formë të mirë dhe e presin me padurim përballjen me zvicranët, duke pasur parasysh edhe faktin se në stadium do të kenë përkrahje të madhe nga bashkëatdhetarët tanë atje.

Ekspedita e Kombëtares së Kosovës nesër në mëngjes udhëton në Cyrih, ku pasdite do ta zhvillojë stërvitjen e fundit para duelit me Zvicrën./21Media
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →