Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Kosova dërgon kontingjentin e ri të FSK-së për trajnimin e ushtarëve ukrainas në Mbretërinë e Bashkuar

nga Gentrita Xhemajli23 janar 2025
Kosova dërgon kontingjentin e ri të FSK-së për trajnimin e ushtarëve ukrainas në Mbretërinë e Bashkuar

Ministri Ejup Maqedonci ka pritur sot në takim kontigjentin e radhës të FSK-së që do të zbarkoj në Mbretërinë e Bashkuar për misionin trajnues për personelin ushtarak në kuadër të Operacionit Interflex.

“Performanca dhe profesionalizmi i ushtarakëve tanë në këtë mission është duke u vlerësuar jashtëzakonisht lartë nga nikoqirët britanik por dhe pjesëmarrësit tjerë”, shkruan mes tjerash Maqedonci në një postim të bërë në Facebook.

Së bashku me Komandantin e FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, pritëm kontingjentin e radhës të Forcës së Sigurisë së Kosovës që do të zbarkoj në Mbretërinë e Bashkuar për të vazhduar misionin trajnues për personelin ushtarak ukrainas në kuadër të Operacionit Interflex.

Performanca dhe profesionalizmi i ushtarakëve tanë në këtë mission është duke u vlerësuar jashtëzakonisht lartë nga nikoqirët britanik por dhe pjesëmarrësit tjerë.

Operacioni Interflex është operacion shumëkombësh që ka synim përgatitjen dhe trajnimit e ushtarakëve ukrainas në taktikat dhe teknikat luftarake.

Republika e Kosovës po vazhdon të jetë kontribues aktiv në mbështetjen e luftës së drejtë të popullit ukrainas.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →