Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaPolitikë
🏛️ Politikë

Konstatohet dorëheqja e Zoran Zaevit

nga Venera Grabanica23 dhjetor 2021

Sot në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, kryeparlamentari Talat Xhaferi e konstatoi dorëheqjen e Zoran Zaevit, shkruan TV21. Konstatimin e dorëheqjes së Zoran Zaevit, deputetët e pritën me duartrokitje.
Me konstatimin e dorëheqjes së Zaevit, njëjtë në dorëheqje është edhe i gjithë kabineti i tij, me çka tani fillon edhe afati kushtetues për zgjedhjen e Qeverisë së re.

Zoran Zaev dorëheqjen e tij si kryetar i partisë (LSDM) dhe kryeministër i Maqedonisë së Veriut e dorëzoi si pasoj e rezultatit të keq në zgjedhjet lokale. Me dorëheqjen e Zaevit si i pari i LSDM-së, në vend të tij u zgjodh Dimitar Kovaçevski.
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →