Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Konjufca uron qytetarët në 14-vjetorin e Pavarësisë

nga B.K17 shkurt 2022


Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka uruar qytetarët e vendit në përvjetorin e 14-të të Pavarësisë.
Konjufca ka kujtuar të rënët për lirinë e Kosovës.
Kryeparlamentari ka thënë se do ta shënojnë këtë ditë të rëndësishme me aktivitete të shumta.
Shpallja e Pavarësisë së Kosovës është bërë më 17 shkurt të vitit 2008 në ora 15:39 në Kuvendin e Republikës së Kosovës në Prishtinë. Në një mbledhje të jashtëzakonshme ku morën pjesë 109 nga gjithsej 120 deputetë, Kuvendi i Kosovës njëzëri shpalli Kosovën shtet të pavarur, sovran dhe demokratik./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →