Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Konjufca: Qëllimi i Serbisë ishte shfarosja e shqiptarëve

nga Venera Grabanica2 maj 2021

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca tha se martirët nuk mund të prehen të qetë, e as zemrat e familjarëve të tyre nuk mund të qetësohen, sepse ende nuk ka pasur drejtësi për gjenocidin e shkaktuar nga Serbia, e të cilin e kanë përjetuar banorët e Studimes, të Vushtrrisë dhe krejt populli shqiptar i Kosovës.

Këtë ai e tha pas homazheve që bëri  pranë kompleksit memorial në Studime të Vushtrrisë, në nderim të 116 shqiptarëve të vrarë e masakruar 22 vite më parë nga forcat ushtarake, policore dhe paramilitare serbe.

Konjufca, në një fjalë rasti, theksoi se kjo masakër shënon një akt të gjenocidit të ushtruar nga shteti i Serbisë mbi popullin shqiptar të Kosovës.

Ai tha se në masakrën e Studimes dora gjakatare e armikut nuk kurseu askënd e asgjë, duke vrarë e masakruar pamëshirshëm me qëllimin e vetëm që populli shqiptar i Kosovës të dëbohej nga trojet e të parëve, që Kosova të serbizohej e të spastrohej etnikisht.

“116 shqiptarët e vrarë, duke mos u kursyer as fëmijët, gratë e pleqtë, dëshmojnë se qëllimi i qartë i Serbisë ka qenë shfarosja e popullit shqiptar të Kosovës”, tha ndër tjera Konjfuca.

Në fund ai tha se detyra e tyre si institucione është që të jenë në krye të detyrës, jo vetëm duke i përkujtuar martirët e rënë, por edhe të kërkojnë drejtësi, në mënyrë që kriminelët të dënohen e drejtësia të vihet në vend./21Media 

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →