Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Komuna e Prishtinës paralajmëron gjoba ndaj qytetarëve që hedhin mbeturina në rrugë

nga B G14 tetor 2023
Komuna e Prishtinës paralajmëron gjoba ndaj qytetarëve që hedhin mbeturina në rrugë

Komuna e Prishtinës ka paralajmëruar gjoba të mëdha për qytetarët që hedhin mbeturina në rrugë.

“Me projekt rregulloren e re parashihen gjoba të mëdha dhe nuk do të tregohemi tolerant ndaj qytetarit që hedhë mbeturinat ku të mundet.”

Në faqen e Facebook të komunës është publikuar një video ku shihen dy persona duke hedhur mbeturina në rrugë.

“Nuk është i hijshëm një veprim i tillë. Nuk hedhen mbeturinat në gjelbërim por në shportë.
Ju lutemi qytetarë, pa bashkëpunimin e juaj nuk mundemi ta mbajmë pastër Kryeqytetin tonë.

Ne jemi duke punuar që në Prishtinë të vendosim sa më shumë shporta e kontejnerë, por përsëri na duhet edhe kujdesi i juaj që mos të hedhni mbeturina kështu.

Me projekt rregulloren e re parashihen gjoba të mëdha dhe nuk do të tregohemi tolerant ndaj qytetarit që hedhë mbeturinat ku të mundet.”, thuhet në njoftim./21Media

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →