Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Komisioni Evropian premton 1 miliard euro për Ukrainën

nga Kaltrina Berila9 prill 2022

Komisioni Evropian ka premtuar 1 miliard euro për të mbështetur Ukrainën dhe vendet që pranojnë refugjatët që ikin nga lufta, ka thënë presidentja e këtij komisioni Ursula von der Leyen.
“Gjashtëqind milionë…do të shkojnë në Ukrainë, tek autoritetet ukrainase dhe pjesërisht në Kombet e Bashkuara”, tha von der Leyen në një ngjarje për mbledhjen e fondeve për Ukrainën në kryeqytetin e Polonisë, Varshavë.
“Dhe 400 milionë euro do të shkojnë për shtetet e vijës së parë që po bëjnë një punë kaq të jashtëzakonshme dhe po ndihmojnë refugjatët që po vijnë,” tha ajo.
Presidentja e Komisionit të BE-së sapo është kthyer nga Ukraina ku ka vizituar Buchan, ku janë kryer shumë krime./21Media

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →