RTV21
BallinaPolitikë
🏛️ Politikë

Komisionerja Marta Kos në Shkup

nga Kaltrina Berila30 qershor 2025
Komisionerja Marta Kos në Shkup

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimit Evropian, Marta Kos, mbërriti sot pasdite në aeroportin e Shkupit, ku u prit nga ministri i Punëve të Jashtme Timço Mucunski, ndërsa pasdite u takua me kryeministrin Hristijan Mickoski.

Ajo do të qëndrojë në vend për dy ditë, me rastin e takimit të liderëve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, që mbahet në Shkup më 30 qershor dhe 1 korrik. Takimi do të fokusohet në Planin për Rritje prej 6 miliardë eurosh, agjendën e reformave dhe integrimin evropian të rajonit.

Nesër do të mbërrijnë liderët ballkanikë, ndërsa fjalimet hyrëse do t’i mbajnë kryeministri Hristijan Mickoski dhe komisionerja Kos. Për Maqedoninë e Veriut, janë të dedikuara 750 milionë euro nga ky plan./TV21

Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror
LAJMI TJETËR →
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror

Më të fundit

Të gjitha →