Komentet për zbatimin e marrëveshjes “përplasin” Kosovën dhe Serbinë
Kosova dhe Serbia kanë afat vetëm edhe sot që t’i dorëzojnë komentet e tyre mbi një plan të zbatimit të marrëveshjes së arrtiur në Bruksel dhe Ohër vitin e kaluar, por asnjëra nuk i bënë të ditura propozimet e tyre. Plani i sekuencimit u kërkua nga Bashkimi Evropian, si lehtësues i dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, pas bllokimit disa muajsh të dialogut dhe dështimit të takimit trepalësh në nivel të lartë.
Kur negociatorët e Kosovës dhe të Serbisë u pajtuan që të hartojnë komentet mbi një plan të zbatimit të marrëveshjes së arritur vitin e kaluar për normalizim të marrëdhënieve, të dy ritheksuan dallimet e mëdha në pikëpamjet për të ardhmen e dialogut. Pajtimi për të dërguar komente erdhi pas kërkesës së të dërguarit të BE-së, Miroslav Lajçak, që drejtoi procesin e dialogut prej disas vitesh, por me pak mundësi që të përafrojë palët. Prishtina dhe Beogradi, deri më sot nuk i zbuluan hollësitë por, bazuar në deklarimet e deritashme të dy kryeqendrat do të këmbëngulin në qëndrimet e tyre. Prishtina do që sekuencimi të bëhet mbi parimin e marrëveshjes së arritur pa veçuar çështje të caktuara, që nënkupton ecjen drejt njohjes de facto, ndërkohë që Beogradi e do marrëveshjen e Asociacionit si bazë fillestare për të mundësuar zbatimin e pjesëve të tjera. Një zyrtar i Qeverisë së Kosovës, Klisman Kadiu, i tha RTV21 se Prishtina ka prezantuar propozime dhe komente të varianteve të sekuencimit, prej më shumë se një viti.
”Që marrëveshjet të zbatohen në plotni, duhet po e njëjta qasje dhe nga pala tjetër, gjë e cila deri më tash, fatkeqësisht ka munguar”, tha Kadiu.
Por, Beogradi zyrtar e ka vlerësuar si pengesë të zbatimit të marrëveshjes edhe kryenegociatorin e Koosvës dhe veçanërisht kryeministrin Kurti. Zyrtarët serbë thonë se duan një plan sekuencimi që avacon të drejtat e serbëve të Kosovës përmes Asociacionit, por kanë heshtur pikat e tjera që nënkuptojnë njohjen.
Një takim në nivel të lartë dështoi muajin e kaluar, kur kryeministri Kurti refuzoi të takohet me presidentin Vuministri Kurti refuzoi të takohet me presidentin Vuçiq pa një pajtueshmëri për tri kushtet që i propozoi. Marrëveshja e arritur vitin e kaluar në Bruksel dhe aneksi i saj i pajtuar në Ohër, u vuë në pikëpyetje kur Serbia dorëzoi letra në Bruksel pretenduar se po heq dorë nga zbatimi i tyre. Por BE-ja tha se marërveshjet janë bërë pjesë të kapitullit 35 të negociatave për anëtarësim të Serbisë.
Dialogu ka hyrë në fazë kritike dhe diplomatë perëndimorë thonë se atij i duhet një tjetër format dhe kornizë për ta ringjallur dhe për ta shtyrë përpara. Pak besohet se kjo mund të arrihet deri në përfundim të punës së Borrel dhe Lajçak. Këtij të dytit I është zgjatur mandate deri në janar të viti të ardhshëm./RTV21/21Media











