Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Komandanti i ushtrisë amerikane për Evropë dhe Afrikë pritet nga Jashari

nga B G12 mars 2025
Komandanti i ushtrisë amerikane për Evropë dhe Afrikë pritet nga Jashari

Ky takim vjen pas vizitës së Gjeneral Donahue në FSK, ku ai u njoftua mbi arritjet dhe zhvillimet e fundit në këtë institucion, si dhe mbi sfidat globale dhe rajonale të sigurisë, transmeton Klankosova.tv.

Jashari, gjatë takimit, theksoi progresin e FSK-së dhe shpjegoi planifikimet strategjike për të ardhmen, duke u fokusuar gjithashtu në përballimin e sfidave globale të sigurisë, që kërkojnë bashkëpunim të ngushtë ndërkombëtar.

Ai vuri në dukje rëndësinë e partneritetit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe mbështetjen që kjo ofron për avancimin e objektivave të Kosovës në fushën e sigurisë.

Nga ana e tij, gjenerali amerikan lavdëroi liderët kosovarë për angazhimin dhe menaxhimin e suksesshëm të FSK-së gjatë periudhave të ndryshme sfiduese, duke përfshirë angazhimin e Kosovës në proceset e stabilizimit dhe ruajtjes së paqes në rajon.

Ai poashtu konfirmoi mbështetjen e Ushtrisë Amerikane për vazhdimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes, duke kontribuuar në investimet në projekte të përbashkëta që ndikojnë në forcimin e sigurisë rajonale.

“Ky takim konfirmon edhe një herë partneritetin e fuqishëm ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë”, shkruhet në postimin e FSK-së, në Facebook.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →