Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaRajoni
🗺️ Rajoni

​Komandanti i KFOR-it përfundon vizitën në Shqipëri

nga Venera Grabanica11 dhjetor 2023
​Komandanti i KFOR-it përfundon vizitën në Shqipëri

Komandanti i trupave të NATO-s në Kosovë, Ozkan Ulutash ka përfunduar vizitën në Shqipëri, ku gjatë takimeve është diskutuar për një sërë çështjesh që lidhen me sigurinë e përbashkët.

Ai përveç presidentit të Shqipërisë, Bajram Begaj, ka takuar edhe ministrin e mbrojtjes, Niko Peleshi, si dhe përfaqësues të tjerë të institucioneve.

KFOR thekson se vazhdon të luajë një rol kyç në mbështetje të sigurisë rajonale duke përmbushur mandatin e tij të OKB-së për të ofruar një mjedis të sigurt dhe të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë.

Gjenerali turk, Ozkan Ulutas udhëheq me KDOR-in që nga data 10 tetor 2023.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →