Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaFutboll
Futboll

Kjo është situata në grupin e Shqipërisë

nga Venera Grabanica19 qershor 2024
Kjo është situata në grupin e Shqipërisë

Shqipëria ka zhvilluar edhe ndeshjen e dytë në Kampionatin Evropian të futbollit Euro 2024, duke u ballafaquar me Kroacinë me të cilën ka barazur me rezultat 2-2 për të siguruar kështu pikën e parë pas dy ndeshjeve.

Kuqezinjtë pas humbjes në ndeshjen e parë nga Italia, zbritën në fushë me një vendosmëri të madhe dhe ishin shumë më të mirë se kroatët, sidomos në pjesën e parë, gjë e cila u dëshmua edhe me golin e epërsisë pas 11 minutave të realizuar nga Qazim laçi.

Gjithsesi, pjesa e dytë solli edhe tre gola të tjera, me Kroacinë që fillimisht brenda dy minutave shënoi dy gola për ta përmbysur rezultatin, por ishte Gjasula ai që barazoi gjithçka në 2-2 në minutat shtesë të ndeshjes.

Në grupin B, prijnë Spanja dhe Kroacia me nga 3 pikë, Shqipëria është e treta me një pikë, aq sa ka edhe Kroacia në vendin e katër.

Në ndeshjen e radhës Shqipëria do të ballafaqohet me Spanjën.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →