Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Kirurgë shqiptarë dhe ndërkombëtarë bënë homazhe në Prekaz

nga Egzona Mehmeti26 shtator 2021

Pas përfundimit të Kongresit të Parë Klinik të organizuar nga Kolegji i Kirurgëve të Kosovës në Prishtinë, në mëngjesin e sotëm, kirurgë ndërkombëtare dhe të trevave shqiptare, bënë homazhe në Prekaz dhe kujtuan sakrificat që i ka kaluar kjo familje.
I pranishëm në këto homazhe ishte edhe Rifat Jashari.
Pas kësaj vizite në Prekaz, pjesëmarrësit po vazhdojnë homazhet edhe në Gllogjan të Deçanit.
Ky kongres i ka zhvilluar punimet për tri ditë me radhë në Prishtinë dhe kanë marrë pjesë më shumë se 800 pjesëmarrës.
Kongresi i Parë Klinik është organizuar nga Kolegji i Kirurgëve të Kosovës dhe Odës së Mjekëve të Kosovës. Në panele të ndryshme kanë ligjëruar kirurgë ndërkombëtare dhe të trevave shqiptare.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →