Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Këshilltari i Kurtit “Ballkanin e Hapur”, e konsideron përpjekje për copëtim të Ballkanit

nga Venera Grabanica4 nëntor 2021

Iniciativën e “Ballkanit të Hapur” Jeton Zulfaj, këshilltar politik i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti po e konsideron përpjekje për copëtim të Ballkanit.
Zulfaj në një postim në Twitter i i është kundërpërgjigjur takimit të sotëm që patën krerët e Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut në Beograd.
“Ballkani i Hapur = Ballkani i Copëtuar. Tregu i Përbashkët Rajonal është platforma e vetme rajonale në kuadër të Procesit të Berlinit, e përkrahur dhe e bazuar në rregullat e BE-së, e përqafuar nga të gjitha gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor dhe të Procesit të Berlinit. Gjithçka jashtë Procesit të Berlinit dhe BE-së u shërben vetëm atyre që janë të interesuar në një Ballkan të copëtuar”, ka shkruar ai në Twitter.

Open Balkan = Broken Balkan.

Common Regional Market (CRM) is the only regional platform under the Berlin Process, supported by & based on EU rules, endorsed by all WB6 & Berlin Process members.
Anything outside Berlin Process & EU serves only those interested in a Broken Balkan.
— Jeton Zulfaj (@JetonZulfaj) November 4, 2021


Në Beograd sot, është mbajtur takimi i radhës i udhëheqësve të nismës rajonale për bashkëpunim “Ballkani i hapur”.
Në takim morën pjesë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, zëvendëskryeministri për çështje evropiane i Maqedonisë së Veriut, Nikolla Dimitrov, si dhe afaristë nga rajoni./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →