Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Këshilltari amerikan bisedon me Vuçiqin, shprehet i zhgënjyer me Qeverinë e Kosovës

nga Kaltrina Berila10 nëntor 2022
Këshilltari amerikan bisedon me Vuçiqin, shprehet i zhgënjyer me Qeverinë e Kosovës

Këshilltari Special amerikan, Derek Chollet ka bërë të ditur se sot ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me të cilin ka diskutuar lidhur me vendimin e Qeverisë së Kosovës për targat.
Chollet ka thënë se me presidentin serb ka ndarë zhgënjimin amerikan lidhur me vendimin e Kosovës që të mos e shtyjë zbatimin e vendimit për targat.
“Mirë të flasësh me Presidentin Vuçiq. Ndava zhgënjimin tonë për vendimin e Kosovës që të mos shtyjë regjimin për tabelat e regjistrimit. Diskutuam përkushtimin tonë për të ulur tensionet, për dialogun e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë si dhe avancimin në rrugën euro-integrimit për Serbinë”, ka thënë Chollet./21Media

Good to speak with Pres. Vucic @predsednikrs. Shared our disappointment with Kosovo’s decision not to delay license plate regime; discussed our commitment to reduce tensions, secure EU dialogue progress/normalized Kosovo-Serbia relations, and advance Serbia’s Euro integration.

— Derek Chollet (@CounselorDOS) November 10, 2022

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →