Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Këshilli i Sigurimit i OKB-së mban takim urgjent sot për dronët rusë në Poloni

nga Venera Grabanica12 shtator 2025
Këshilli i Sigurimit i OKB-së mban takim urgjent sot për dronët rusë në Poloni

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të mblidhet sot për të diskutuar ndërhyrjet e dronëve rusë në hapësirën ajrore polake, të cilat Presidenti polak Karol Nawrocki i ka përshkruar si një përpjekje të Rusisë për të testuar përgjigjen e Varshavës dhe NATO-s.

Ministri polak i Mbrojtjes, Wladyslaw Kosiniak-Kamiš, i tha parlamentit të vendit se deri më tani janë gjetur mbetjet e 16 dronëve dhe se mbështetja logjistike e Polonisë për Ukrainën në luftën e saj kundër Rusisë mund të ketë qenë një motiv për ndërhyrjet.

Qëllimi i referimit të çështjes në Këshillin e Sigurimit është “të tërheqë vëmendjen e botës ndaj këtij sulmi të paprecedentë nga dronë rusë ndaj një vendi që nuk është vetëm anëtar i OKB-së, por edhe i Bashkimit Evropian dhe NATO-s”, tha Ministri i Jashtëm polak, Radoslaw Sikorski, për radion RMF FM.

Këshilli përbëhet nga pesë anëtarë të përhershëm me të drejtë vetoje, të ndarë në dy grupe gjeopolitikisht kundërshtare. Nga njëra anë janë Shtetet e Bashkuara, Franca dhe Mbretëria e Bashkuar, të tre aleatë të Polonisë dhe Ukrainës, dhe nga ana tjetër janë Rusia dhe Kina.

Inkursioni me dronë nga nata e së martës deri të mërkurën ndodhi në një kontekst tashmë të tensionuar, përpara ushtrimeve të mëdha ushtarake të përbashkëta ruso-bjelloruse, të quajtura Zapad-2025. Për shkak të ushtrimeve, të planifikuara nga e premtja deri të martën e ardhshme, Polonia mbylli kufirin e saj me Bjellorusinë duke filluar nga e enjtja dhe kufizoi trafikun ajror në kufijtë e saj lindorë.

Rusia të enjten i kërkoi Varshavës të “rishqyrtojë vendimin e marrë (për të mbyllur kufirin bjellorus) sa më shpejt të jetë e mundur”, duke dënuar “masat konfrontuese” dhe “një politikë të përshkallëzimit të tensioneve”.

Këshilli i Atlantikut të Veriut, organi kryesor vendimmarrës politik i NATO-s, ndryshoi formatin e takimit të tij javor për ta mbajtur atë sipas Nenit 4 të traktatit themelues të organizatës, të cilin Varshava kërkoi të aktivizohej.

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →