Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

“Kësaj situate, jo vetëm që i vjen era, por kundërmon”, Hoti pas vendimit të Komerciales për tregun e lirë

nga B G13 gusht 2025
“Kësaj situate, jo vetëm që i vjen era, por kundërmon”, Hoti pas vendimit të Komerciales për tregun e lirë

Ish kryeministri Avdullah Hoti ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Komericiale ku i jep të drejtë ZRRE-së në lidhje me vendimin për tregun e lirë të energjisë elektrike.

Hoti e ka cilësuar këtë vendim si të habishëm.

“Çfarë entuziazmi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë për t’i detyruar bizneset të blejnë energjinë në treg të hapur, ku çmimi është disa herë më i shtrenjtë se çmimi që paguajnë tani?!”, ka shkruar  Hoti të mërkurën në Facebook.

Ai për këtë fajësoi Qeverinë në detyrë.

“Çfarë apatie e Qeverisë për këtë situatë të krijuar?! Kësaj situate, jo vetëm që i vjen era, por kundërmon”, ka shkruar Hoti./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →