Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Katër të lënduar nga aksidenti mes tri veturave dhe një autobusi në Ferizaj

nga Gentrita Xhemajli26 janar 2025
Katër të lënduar nga aksidenti mes tri veturave dhe një autobusi në Ferizaj

Mbrëmjen e sotme ka ndodhur një aksident trafiku në mes një autobusi dhe tri veturave në magjistralen Ferizaj-Prishtinë.

Këtë për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

Ky aksident sipas Veselit ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 21:00 dhe përveç dëmeve materiale të shkaktuara në automjete, kanë mbetur të lënduar katër persona.

“Me datën 26.01.2025, rreth orës 21:00, kemi pranuar një informatë për një aksident trafiku në rrugën magjistrale Ferizaj-Prishtinë, në fshatin Prelez i Muhaxherëve të Ferizajt. Në aksident janë përfshirë një autobus dhe tri vetura, të gjitha me targa vendore. Në vendngjarje menjëherë kanë dalë ekipet e policisë nga Njësia e Komunikacionit Rrugor, ndërsa hetuesit e aksidenteve kanë kryer ekzaminimin e plotë të vendit të ngjarjes. Përveç dëmeve materiale të shkaktuara në automjete, si pasojë e aksidentit janë lënduar katër persona. Ata janë transportuar për trajtim mjekësor në Qendrën Emergjente në Ferizaj nga ekipet e autoambulancës dhe më pas janë liruar. Për të gjitha veprimet e ndërmarra nga policia, është njoftuar prokurori i shtetit”, bënë të ditur Veseli. /21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →