Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Katër të lënduar në një aksident në Vragoli

nga B G27 dhjetor 2023
Katër të lënduar në një aksident në Vragoli

Katër persona janë lënduar në një aksident trafiku mes tri veturave që ka ndodhur sot rreth orës 08:00 në rrugën Pejë – Prishtinë, saktësisht në Vragoli.

Lajmin për portalin rtv.21.tv e konfirmoi zëdhënësi i policisë, Daut Hoxha. Ai tregoi se të lënduarit kanë marrë lëndime të lehta.

“Njësitet kompetente policore ju kane përgjigjur rastit, kane kryer vendshiqimin dhe sipas i formateve fillestare dyshohet se shkaktar i aksidentit ka qene mosmbajtja e distancës ndërmjet automjeteve.”, tha Hoxha.

Ai po ashtu përcolli porosinë e policisë që shoferët të kenë kujdes në trafik në këtë kohë festash.

“Kërkojmë nga të gjithë shoferet të jenë të kujdesshëm, te respektojnë rregullat në trafik posaçërisht në këtë kohë festash të fundvitit në mënyrë që të shmangen aksidentet rrugore dhe të kemi siguri me të madhe nëpër rrugët tona.”, tha Hoxha./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →