Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Kaq orë po presin qytetarët në Merdar dhe te Dheu i Bardhë

nga Egzona Mehmeti25 gusht 2021

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar sot ka informuar lidhur me pritjet në pikat kufitare në Kosovë.
Pritjet më të gjata për të hyrë dhe dalë nga Kosova janë në pikëkalimet kufitare, në Merdar dhe te Dheu i Bardhë.
Në pikëkalimin kufitar në Merdar pritjet e qytetarëve për të hyrë në Kosovë janë nga 5 deri në 10 minuta, ndërsa për të dalë nga Kosova janë nga 100 deri në 120 minuta, shkruan rtv21.tv
Ndërsa, në pikëkalimin te Dheu i Bardhë hyrjet janë 5 deri në 10 minuta, ndërsa për të dalë nga Kosova, qytetarët po presin 40 deri në 50 minuta.
Për të marr informatat lidhur me fluksin në të gjitha pikat e kalimit kufitar klikoni këtu./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →