Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

​Kapen 9 mijë dollarë fals, arrestohet një person në Pejë

nga B G20 mars 2025
​Kapen 9 mijë dollarë fals, arrestohet një person në Pejë

Policia e Kosovës ka arrestuar sot një person në Pejë dhe ka sekuestruar 9 mijë dollarë fals, pas denoncimit të një qytetari se kishte pranuar shumën e parave në emër të kthimit të një borxhi për shitblerje veturash.

Personi i arrestuar, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, akuzohet se ka kryer veprën penale të falsifikimit të parasë.

Pas intervistimit në prani të avokatit të tij mbrojtës, me aktvendim të Prokurorit të Pejës i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Hetimi është në vazhdim dhe po ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme për të zbardhur plotësisht rastin.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →