Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Juniku, komuna me performancën më të lartë

nga RTV2122 qershor 2017

Ministria e Pushtetit Lokal publikoi sot raportin e performancës së komunave për vitin 2016

Sipas këtij raporti, komunat për vitin 2016, kanë arritur performancë të përgjithshme prej 58.67 përqind.

Nga raporti i publikuar, si komunën me performancë më të ulët është ajo e Mamushës me 31.10 përqind.

Rozafa Ukimeri nga MAPL, tha se një platformë e mirë komunale është atëherë kur qytetari është i kënaqur. Më tej ajo tha se në bashkëpunim me USAID dhe donatorët e tjerë kanë arritur që të avancojnë sistemin e menaxhimit të matjes së performancës, ndërsa shtoi se përmes këtij sistemi është formuar sistemi online i këtij raportimi.

Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Naim Ismajli, u shpreh se si Asociacion i Komunave, janë përpjekur që të japin maksimumin e tyre në matjen e performancës dhe se këtë herë siç tha ai, ky sistem i performancës ka pasur avancime krahasuar me matjet e kryera viteve të kaluara

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →