RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Japonia ndalon importet ruse të qymyrit

nga Miranda Beqaj9 prill 2022

Kryeministri japonez, Fumio Kishida mbajti një konferencë shtypi të premten në të cilën njoftoi dëbimin e tetë diplomatëve rusë dhe ndalimin total të importeve të qymyrit rus.

“Rusia ka shkelur në mënyrë të përsëritur ligjin ndërkombëtar humanitar duke vrarë civilë dhe duke sulmuar centralet bërthamore. Këto janë krime të pafalshme lufte”, tha Kishida.

Japonia ka vazhduar të vendosë sanksione kundër Rusisë në koordinim me SHBA-në dhe vendet evropiane.

“Japonia qëndron së bashku me Ukrainën”, tha Kishida.

Japonia është importuesi i tretë më i madh në botë i qymyrit pas Indisë dhe Kinës. Rusia përbën 11% të importit të qymyrit të Japonisë./21Media

ETIKETA:#Bota#Lajme
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror
LAJMI TJETËR →
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror

Më të fundit

Të gjitha →