Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaShowbiz
Showbiz

Ja si lindi bashkëpunimi mes Dafinës dhe Aferdita Saracini Kelmendit, “E fort si arrë” ka një histori të veçantë

nga Venera Grabanica30 tetor 2025
Ja si lindi bashkëpunimi mes Dafinës dhe Aferdita Saracini Kelmendit, “E fort si arrë” ka një histori të veçantë

“E fortë si arrë” titullohet kënga që solli magji në skenën e festivalit “Kënga Magjike”, e interpretuar me shumë emocion nga këngëtarja Dafina Aliu.

Teksti dhe ideja janë realizuar nga Afërdita Saracini-Kelmendi, ndërsa kompozimi dhe orkestrimet mbajnë firmën e Xhevdet Gashit.

Dafina, e ftuar në emisionin “BonBon” në RTV21, tregoi se si lindi bashkëpunimi i saj me Aferdita Saracini-Kelmendi, të cilën e falënderoi për mbështetjen dhe përkrahje.

“Ideja ka ardhur përmes Afërditës dhe profesorit Xhevdet. Ata më kanë ndjekur në rrjetet sociale dhe, pas intervistës sime të fundit në Radiotelevizionin 21, besoj se kanë parë aftësitë e mia kështu që pse jo, të realizonim një bashkëpunim. Ideja ka qenë e Afërdita Saracini-Kelmendit, dhe e falënderoj publikisht për mbështetjen dhe përkrahjen e saj. Kënga ‘E fortë si arrë’ është një tekst me metaforë për gruan që nuk thyhet, pavarësisht çdo sfide që kalon në jetë. Për mua nuk është vetëm një këngë apo tekst, por një mesazh shumë i fuqishëm për çdo njeri. Jam shumë e lumtur, kam pasur vetëbesim, edhe pse në fillim kam qenë e emocionuar. Duke marrë parasysh çfarë mesazhi po përcjell, e kam kënduar me gjithë shpirtin,” u shpreh Dafina Aliu./RTV21/21Media 

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →