Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaHendboll
🤾 Hendboll

Istogu e luan në Çeki ndeshjen e kthimit

nga Kaltrina Berila16 nëntor 2024
Istogu e luan në Çeki ndeshjen e kthimit

Kampioni i Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave, Istogu, e luan në fundjavë ndeshjen e kthimit të raundit të tretë të Kupës Evropiane (EHF European Cup).

Të dielën nga ora 17:00 në Cheb të Çekisë, Istogu takohet me skuadrën e suksesshme çeke, Hazena Kynzhvart.

Ndeshjen e parë, të zhvilluar të dielën e kaluar në Prishtinë, Istogu e humbi me rezultat të thellë, 44:30.

“Rrjedhimisht kualifikimi i skuadrës istogase është gati i pamundur. Por tek Istogu janë të përkushtuar që të paraqiten dukshëm më mirë në Çeki, duke insistuar se në ndeshjen e parë nuk kanë mundur të shfaqin gati asgjë nga potenciali që kanë”, thuhet në postimin e Federatës së Hendbollit të Kosovës./21Media

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →