Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaFutboll
Futboll

Ish kapiteni i Kosovës me kërkesë të veçantë për futbollistët para ndeshjes me Gjeorgjinë

nga Xh.D2 shtator 2021

Kosova sonte do të ndeshet më Gjeorgjinë, në rrugëtim për kualifikimet në Botërorin “Katar 2022”.
E për këtë ndeshje, ish-kapiteni i Kombëtares së Kosovës në futboll, Anel Rashkaj, ka një kërkesë të veçantë për futbollistët kosovarë, para ndeshjes në Batumi të Gjeorgjisë.
“Kur ofrohet koha me dal në fushë me fanellën e kombëtares, duhet me fillu me ndryshu fytyra. Prej djalit të mirë e të urtë, te fytyra e luftëtarit në betejë”, ishte thirrja e Rashkajt, për futbollistët kosovarë.
Ndeshja ndaj Gjeorgjisë, është e para nga tre ndeshjet që Kosova do t’i zhvillojë në muajin shtator, në kuadër të kualifikimeve për Botërorin Katar 2022. Pas Gjeorgjisë, Kosova me 5 shtator e pret në shtëpi Greqinë, e tre ditë më pas Spanjën./Kallxo.com

LAJMI TJETËR →
Formimi i qeveris ne zgjedhjet e fundit ende nuk po behet, partite politike fajesojn njera tjetren

Më të fundit

Të gjitha →