RTV21
BallinaBiznes
💼 Biznes

Intervistohet ish-ministri i Tregtisë dhe Industrisë

nga Egzona Mehmeti27 tetor 2020

Sërish sot do të mblidhet komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë.

Deputetët e këtij komisioni në orën 13:00 do të intervistojnë ish-ministrin e Tregtisë dhe Industrisë, Bujar Dugolli.

Ndërsa, në orën 14:00 pritet të intervistohet ish-drejtoresha menaxhuese, Mirka Tahiri.

Ndërkaq, edhe gjatë ditës së djeshme ishte mbledhur ky komision e ku u intervistua ish-zëvendës drejtori i AKM-së, Ahmet Shala, i cili deklaroi se beson që nuk janë shkatërruar dokumentet e privatizimit në Kosovë në vitin 2008-të.

Tutje ish-ministri gjatë intervistimit nga Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit duke hequr çdo dilemë se kanë humbur dokumentet gjatë djegieve të tyre më 2008, theksoi se të gjitha dokumentet e privatizimit janë të skanuara dhe të ruajtura në arkivin elektronik të Bashkimit Evropian.

KRU “Mitrovica”: Punonjësit u përballën me dhunë, ndaj ekipit u përdor armë zjarri
LAJMI TJETËR →
KRU “Mitrovica”: Punonjësit u përballën me dhunë, ndaj ekipit u përdor armë zjarri

Më të fundit

Të gjitha →