Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaFutboll
Futboll

Interi shënon fitore, mposht Plzenin

nga Venera Grabanica13 shtator 2022

Ka përfunduar ndeshja mes skuadrës së Plzen dhe gjigantit italian, Inter, ku ky i fundit ka arkëtuar pikët e plota, njëkohësisht pikët e para të edicionit të ri të Ligës së Kampionëve.
Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara, në stadiumin “Doosan Arena” janë shënuar dy gola, ku skuadra e Interit e ka mposhtur me rezultat 2:0 si mysafire skuadrën e Plzen.
Rezultatin i pari e zhbllokoi sulmuesi Edin Dzeko, i cili në minutën e 20’ kalon në epërsi prej 1:0 “Nerazzurët”.
Golin e dytë për Tottenhamin dhe të fundit të ndeshjes e shënoi mbrojtësi Denzel Dumfries, i cili vulos rezultatin final 2:0 në minutën e 70’.
Me pikët e reja, Interi zë vendin e tretë në Grupin C me tre pikë të arkëtuara, krahas Plzen që renditet në vendin e fundit me asnjë pikë.
Rezultati final, 2:0 në favor të Interit.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →