Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaFutboll
Futboll

​Interi mposht Piza

nga Kaltrina Berila30 nëntor 2025
​Interi mposht Piza

Skuadra e Interit ka shënuar fitore ndaj Piza me rezultat 2:0 në kuadër të xhiros së trembëdhjetë të kampionatit italian në futboll.

Nerazzurrët kaluan shumë kohë duke thyer rezistencën e vendasve dhe e thyen atë vetëm në minutën e 69-të me golin e Lautaro Martinez. I njëjti lojtar konfirmoi fitoren në minutën e 83-të.

Me këtë fitore, Interi u ngjit në vendin e tretë me 27 pikë, i njëjti numër me Roma në vendin e dytë me një ndeshje më pak të zhvilluar. Prin Milan me 28 pikë. Piza është në vendin e 18-të me 10 pikë. Dy pozicionet e fundit mbahen nga Fiorentina dhe Verona me nga gjashtë pikë secila./kp

LAJMI TJETËR →
Formimi i qeveris ne zgjedhjet e fundit ende nuk po behet, partite politike fajesojn njera tjetren

Më të fundit

Të gjitha →