Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

I harruan të gjithë, Baca Bahtijar dhe gruaja e tij po jetojnë në vetmi në një fshati të largët të Prizrenit!

nga B G13 nëntor 2024
I harruan të gjithë, Baca Bahtijar dhe gruaja e tij po jetojnë në vetmi në një fshati të largët të Prizrenit!

Kanë më shumë se 20 vjet që janë të vetmit banorë të fshatit Lez në komunën e Prizrenit. Ata jetojnë në varfëri të skajshme pa pasur dikën t’u zgjasë dorën! Burrë e grua për 20 vjet burim të vetëm të jetesës i kanë tufën e tyre te deleve.

Përveç varfërisë e vetmisë pleqtë tashmë kanë një tjetër hall të madh. Rreth 4 mijë euro borxh KEDS-it. Njërin pension për borxh tjetrin për ilaçe, “që 21 vjet kush s’u mendu për ne”, thotë zonja Berisha!

Pos, KEDS-it. Ata, këta dy shpirtra të vetmuar, jo që i kanë harruar, por ua kanë sjellë faturën prej 4 mijë euro shpenzime të rrymës.

“Mos me qitni ne televizor, boll jam dal e kush ndihmu sme ka, bile deri n’Zvicerr na kish shku syreti joë”

Plakun e gjetëm në male duke kullotur tufën e deleve!

Ai dhe gruaja e tij, janë te vetmit rezident te fshatit Lez dhe kjo për një arsye shumë të thjesht! DUHET ME HANGER DIÇKA, DUHET ME JETU DIQYSH!/RTV21/21Media

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →