Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Hoxhaj: Nga mospranimi i Kosovës në KiE përfitojnë vetëm Rusia dhe Serbia

nga Kaltrina Berila17 maj 2024
Hoxhaj: Nga mospranimi i Kosovës në KiE përfitojnë vetëm Rusia dhe Serbia

Ish-ministri i jashtëm i Kosovës Enver Hoxhaj, ka thënë se nga mospranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës, përfiton vetëm Rusia dhe Serbia.

Përmes një postimi në platformën X, Hoxhaj është shprehur se sot, bota demokratike përballet me një provë kritike për premtimin e dhënë në vitin 2008 – integrimin e Kosovës në shoqërinë ndërkombëtare, si dhe Kosova përballet me përkushtimin që ka dhënë – për një shoqëri multietnike.

“Sot, në Këshill të Evropës, bota demokratike përballet me një provë kritike për premtimin e dhënë në vitin 2008 – integrimin e Kosovës në shoqërinë ndërkombëtare dhe si për Kosovën përkushtimin që ka dhënë – për një shoqëri multietnike. Nga mospranimi i Kosovës do të përfitonte vetëm Rusinë dhe Serbinë!”, ka shkruar Hoxhaj.

Today, at the @coe, the democratic world faces a critical test on the promise given in 2008 – to integrate Kosovo into the international society & as for Kosovo the commitment that has given – for a multi-ethnic society. Failure to admit Kosovo would only benefit Russia & Serbia!

— Enver Hoxhaj (@Enver_Hoxhaj) May 17, 2024

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →